Shkupi ofron transport falas për të ulur nivelin e lartë të ndotjes

Ndotja-shkup

Bashkia e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupi po ju ofron banorëve transport falas për të zvogëluar përdorimin e makinave. Kjo masë do të zbatohet deri në rënien e nivelit të ndotjes.

Përqendrimet e grimcave toksike ajrore në Shkup kanë qenë rreth 20 herë mbi vlerat e sigurta në 10 ditët e fundit. Autoritetet shëndetësore maqedonase thonë se qyteti i rreth 750,000 banorëve është kryeqyteti më i ndotur në Evropë, ku cilësia e keqe e ajrit fajësohet për vdekjen e parakohshme të 1300 njerëzve çdo vit.

Përveç trafikut rrugor një tjetër shkak është edhe përdorimi i gjerë i sobave me dru.  Zyrtarët thonë se ndotja ka kontribuar në 30-35 % të vdekjeve gjatë periudhës së dimrit gjatë tri viteve të fundit në Shkup.

Pin It