Kujdesi i duhur për makinën, 7 gjëra që duhet t’i dini

Mos vendosni shumë çelësa në çelësin e makinës

Të vendosni shumë çelësa në çelësin kryesor të makinës mund të jetë shumë e rëndë dhe pesha e saj mund të dëmtojnë ndërruesin e ndezjes së makinës. Ndajini ata, mbani vetëm disa çelësa në çelësin kryesor të makinës.

Ndërrojeni vajin

Ndiqni specifikat e prodhuesit të makinës se sa shpesh duhet t’ia ndërroni vajin asaj, pasi ka një arsye për këtë. Kjo vlen sidomos për makinat e reja. Disa prodhues përdorin një vaj shumë të hollë kur dalin nga fabrika dhe ky vaj duhet të ndërrohet menjëherë.

Mos e stërmbushni motorin

Motori gjithmonë vjen me një matës, i cili ka pikën që tregon nëse ai është “plot”. Mbusheni me karburant deri në atë pikë dhe mos e mbushni më tepër, duke e tejkaluar pikën. Paramendojeni sikur ta mbushni një shishe me ujë deri në kapak, kjo mund të shkaktojë dështim të motorit dhe të bëjë që të dalë tym nga çdo kënd.

Mos prisni derisa rezervuari të zbrazet tërësisht

Edhe karburanti më i pastër ka disa grimca brenda dhe graviteti i tokës bën që këto grimca të mbesin në fund të rezervuarit. Nëse shëtisni në rezervuar pothuajse të zbrazur, këto grimca ‘ngecin’ në motor, duke e dëmtuar atë.

Mos i injoroni shenjat paralajmëruese

Jo të gjitha shenjat janë të njëjta për të gjitha veturat, por në përgjithësi ato janë të koduara me ngjyra. Një simbol i verdhë normalisht tregon se diçka duhet të kontrollohet. E kuqja tregon se ka një problem serioz dhe se duhet të ndaleni sa më shpejt që të jetë e mundur, në përgjithësi, nëse një dritë paralajmëruese ndalet mos e injoroni atë dhe thirrni një automekanik.

Gomat, kontrolloni presionin

Një tjetër praktikë e mirë: kontrollojeni presionin e gomave çdo herë. Nëse ju duket se një gomë është shfryrë pak, ndaluni diku për ta rregulluar atë.

Rrotat, kontrolloni balancimin

Nëse e godisni trotuarin anash dërgojeni makinën tek një autoservis për të kontrolluar balancimin. Nëse rrotat janë jashtë balancimit, atëherë nuk do ta keni kontrollin e plotë të makinës.

Pin It