Një tjetër zgjidhje e zgjuar e Kinës, ndërton garazhin 26 katësh

Kina është duke u përballur me hapësira të pamjaftueshme për parkimin e makinave. Megjithatë duket se edhe këtë problem janë duke e zgjedhur kompani të ndryshme, që po shprehin kreativitetin me projektet e tyre që po ua lehtëson punën edhe autoriteteve lokale që merren me problemet e përditshme të qytetarëve.

Ata tashmë kanë ndërtuar një garazh të zgjuar 26-katësh me një sistem parkimi të automatizuar në qytetin e Taiyuan në veri të Kinës. Ndërtesa e mbuluar në të katër anët me xhama, është vetëm 58 metra katrorë e gjerë dhe mund të parkojë mbi 50 makina.

“Me pak kreativitet kemi arritur të krijojmë hapësirë të mjaftueshme për makinat, duke mos e bllokuar hapësirën për këmbësorët ”, ka deklaruar menaxheri i projektit Bo Xiaoming. Ndërtesa e xhamit e ndërtuar nga kompania Shanxi Huabo Technology, është 54 metra e lartë apo 26 katëshe, dhe ka një ashensor të veçantë me të cilin transporton makinat deri në katin më të lartë.

I gjithë procesi nga kati i parë deri në katin më të lartë kërkon 70 sekonda. Ky parking publik është i hapur për të gjithë qytetarët dhe për një orë parkimi kushton 0.67 euro dhe 6.67 euro për një ditë.

Pin It