Makina elektrike që paloset si valixhe

Inxhinieri mekanik Elvis Cero ka krijuar një “makinë” elektrike që paloset si valixhe dhe mund të shërbejë si zgjidhje për rrugët e mbingarkuara me makina. Është një makinë që mund ta palosni dhe të largoheni sikur të keni një valixhe.

Shpikësi i ri boshnjak shpreson ta zhvillojë prototipin e tij në një model më të sofistikuar. Elvis Cero beson se kjo makinë mund të jetë zgjidhja e problemit të parkimit në qytetet e mëdha.

Procesi i hapjes apo palosjes së makinës zgjat rreth tre minuta. Makina ka rrota biçikletash, është bërë me alumin dhe mund të mbajë çdo shofer deri në 220 kilogramë, ndërkohë bateria ka fuqi të mjaftueshme për të vazhduar rrugën për pesë orë.

“Ky model që ne shohim është vetëm një prototip. Unë kam përdorur materiale praktike dhe më të lirat, materiale që mund ti gjejmë në treg”,thotë ai.

Pin It