Nuk je i vetmi…

Një i ri plot besim te vetja, shkoi dhe u ul pranë stolit që gjeti bosh në sallë, në pritje të kumtuesit, i cili ishte një mendimtar i shquar e do të fliste mbi një temë interesante. Ai nuk priti shumë gjatë. Mendimtari hyri në sallë dhe filloi kumtesën e tij. Ai e pikasi menjëherë fytyrën e të riut, i cili herë pas here, u hidhte nga një vështrim plot mllef atyre që u binte zilja e celularit, një vajze që ishte ulur pranë tij dhe po dëronte mesazhe në celular etj… Vështrimet  etij përmbanin mllef dhe neveri të madhe. Në fund të fundit, kishin ardhur për të dëgjuar kumtesën dhe jo për t’u marrë me celularët.

E gjitha kjo nuk i kishtë shpëtuar syrit hetues të mendimtarit. Megjithatë, ai fliste për temën dhe askush nuk e dinte çfarë bluante në mendje. Në një moment, ai sheh të riun që nxjerr celularin r tij dhe po shkruante diçka. Kumtuesi lë kumtesën dhe duke iu drejtuar djalit i kërkon që të ngjitet në podium. I habitur, i riu u ngjit duke pyetur veten se përse e kishte thirrur pikërisht atë. Me t’u ngjitur, mendimtari e pyet para publikut: “Përse e përdore celularin këtu?” I riu i zënë ngushtë i thotë: “Sepse mu desh të dërgoj një dokument të rëndësishëm te vendi i punës.”

Mendimtari shton: “Mirë, po pse i shihje gjithë mllef dhe neveri personat që përdornin celularët e tyre pak më parë?” I riu i thotë: “Sepse ata s’po bënin asgjë të dobishme.” Mendimtari ngriti vetullat në shenjë habie dhe I tha të riut: “Të shohim!” Pastaj iu drejtua një vajze dhe i tha: “çfarë po bëje pak më parë në celularin tënd?” Vajza iu përgjigj: “Ime më është e sëmurë në spital dhe unë i dërgova një mesazh tim vëllai për ta pyetur mbi shëndetin e saj.”

Pastaj kumtuesi iu drejtua një burri dhe e pyeti përse e kishte hapur celularin para disa minutash. Dhe ai iu përgjigj:”I dërgova mesazh tim biri, të cilit i ka vdekur e ëma para dy muajsh, se do kthehem në shtëpi pas një ore për të përgatitur ushqimin.”

Pas gjithë këtyre përgjigjeve, mendimtari i hodhi sytë te djali dhe i tha: “Asnjëherë mos mendo se je personi i vetëm irëndësishëm në ktë botë!  Asnjëherë mos ia lejo vetes të besosh se të gjithë njerëzit që të rrethojnë e kanë gabim dhe se ti je i vetmi që ka të drejtë! Asnjëherë mos i paragjyko të tjerët! Kjo s’është e drejta jote…”

Pin It