Lutja është një prej adhurimeve më madhështore…

Lutja është një ndër armët më të forta që njeriu posedon. Ajo është një prej adhurimeve më madhështore, sepse tregon thjeshtësinë, modestinë dhe përulësinë e njeriut përpara Krijuesit. Allahu i Madhëruar thotë: “Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. Mos bëni çrregullime në tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.”

Nuk ka dyshim se lutja pranohet tek Allahu i Madhëruar në çdo kohë dhe në çdo vend, por në disa kohë apo vende të veçanta, ajo është më e pranuar. I Dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s) na tregon dhe thotë se: “Tre lutje nuk kthehen mbrapsht: Lutja e agjëruesit derisa ta çelë, lutja e atij që i është bërë padrejtësi dhe lutja e udhëtarit.”

 

Pin It