E ardhmja e makinave është elektrike

Bloomberg New Energy pasi analizoi aktualitetin e makinave që përdoren sot për sot në botë, rezulton se numri i makinave elektrike është mjaft i vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm.

Por, duke marrë në konsideratë bilancet e shitjeve të deritanishme, nga ky raport del se deri në vitin 2040 numri i makinave elektrike do të përbëjë rreth 57% të totalit.

Në 20-vjeçarin e ardhshëm, shitja e makinave elektrike do të pësojë një rritje të shumëfishtë, nga 2 milion që ishte për vitin e kaluar në 56 milionë deri në vitin 2040. E kundërta do të ndodhë me makinat të cilat djegin karburant, nga 85 milionë shitje që u kryen vitin e kaluar në 42 milionë po në vitin 2040.

Shitja e makinave elektrike do të nxitet më tej nga ulja e çmimit të baterive që përdoren në sektorin e transportit, deri në – 85% të kostos së deritanishme dhe nga zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës së këtyre makinave.

Për këto arsye, makinat elektrike do të jenë më të lira se makinat me motor me djegie të brendshme dhe do të kenë më pak kosto në mirëmbajtje.

Pin It