Nëse ju zë makina, veproni kështu !

Udhëtimet janë kënaqësi më vete, hapim horizonte të reja e na merr malli për to. Disa prej nesh e kanë të vështirë t’i shijonë udhëtimet pasi i zë makina. Ka disa  mënyra si ta lehtësojmë këtë ndjesi.

1.Në radhë të parë duhet të dish se të gjithë problemet me shëndetin që vijnë nga lëvizja shkaktohen nga perceptimi që ka trupi yt nga ajo që shikon dhe ajo që ndjen.  Konflikti mes asaj që sheh dhe që dëgjon, ndez prodhimin e një neurotransmetuesi konfuz nga trupi yt, për të shkaktuar një lloj helmimi aluçinogjen. E kështu kërkon të çlirohesh nga çfarëdo gjëje që provokon gjendjen e çorientimit.

2.Mundohu që të shohësh sa më shumë nga dritarja, panoramën që ndryshon. Përqendrohu në një objekt të palëvizshëm në largësi ose horizont.  Mos bëj gjë tjetër si të lexosh, apo luash me letra. As mos u kthe shumë shpesh të shohësh sa në njërën anë, edhe në tjetrën.

3.Ulu në vendin e parë, ose edhe t’i japësh makinës. Kush i jep vetë makinës, shumë rrallë e zë makina, sepse është gjithmonë i përqendruar te rruga.  Gjithsesi nëse kjo është e pamundur, atëherë ulu në sedilejn e parë të pasagjerit. Jo vetëm do të kesh më tepër hapësirë për të shikuar jashtë, por në disa makinë, udhëtimi ka tendencë që të jenë më i rregullt përpara.

4.Mbylli sytë dhe fli gjumë, nëse ke mundësi. Kur i ke sytë e mbyllur nuk sheh asgjë dhe kjo largon shkakun e zënies së makinës.

5.Ule xhamin e makinës. Shumë njerëz ndihen më mirë kur ndiejnë ajrin e freskët në fytyrë. Nëse nuk është e mundur të hapësh dritaren, afrohu në bazën e saj dhe merr frymë thellë. Fut sa më shpesh ajër të freskët brenda në makinë. Gjithashtu hidh ndopak aromë qetësuese me deodorant, apo mbaj mente në gojë, për të mbuluar erërat e tjera.

6.Herë pas here zbrit nga makina dhe shtriq këmbët. Ulu në ndonjë stol, nën pemë, duke bërë frymëmarrje të thella duke nisur nga stomaku, për t’u çlodhur. Kjo është e rëndësishme, sidomos gjatë udhëtimeve që mbulojnë distanca të mëdha, apo në rrugë plot kthesa.

7.Gjithsesi, dikush që e di se e zë shpesh makina, duhet të marrë masa parandaluese që në fillim të udhëtimit. Xenxefilli është një ilaç bimor, i njohur për vetitë anti-përzierje nga makina, prandaj këshillohet të hash ndonjë biskotë me xenxefill përpara, gjatë dhe pas udhëtimit. Tjetër mundësi janë karamelet me xenxefill ose mente, apo edhe çaji me mente.

Pin It