Studim: Lëvizjet e duarve ju ndihmojnë në rikthimin e kujtimeve

Na ndodh shpesh që të harrojmë emra, numra telefoni, apo të kemi vështirësi në mësimin përmendësh. Ekspertët kanë gjetur një mënyrë për të rikujtuar gjërat që keni harruar.

Mjafton të bëni grusht dorën tuaj të majtë dhe ta shtrëngoni atë fort. Po kur përpiqeni të mësoni një listë përmendësh?

Në ndihmë ju vjen dora e djathtë këtë herë. Bëjeni grusht dhe shtrëngojeni fort përpara se të nisni të mësoni listën e gjatë.

Studimet tregojnë se lëvizjet aktivizojnë rajonet e trurit për ruajtjen dhe rikthimin e kujtimeve.

Hulumtuesit amerikanë në studim, morën vullnetarët të cilëve u dhanë një top gome dhe iu kërkua ta shtrydhnin atë sa më shumë të jetë e mundur para se të përpiqeshin për të mësuar përmendësh një listë prej 72 fjalësh. Ata të cilët shtrydhën me dorën e tyre të majtë, iu kujtuan më të shumtat e fjalëve.

Studiuesi Dr Ruth tha: “Gjetjet sugjerojnë se lëvizjet e thjeshta trupore, duke ndryshuar mënyrën përkohësisht të funksionit të trurit, mund të përmirësojë kujtesën.”

Më shumë hulumtime janë të nevojshme për të parë nëse llojet e tjera të kujtesës mund të jenë rritur.

Pin It