“Ultra III”, atletet e para të bëra nga algat

“Ultra III” jane këpucët e para në botë të bëra nga algat e detit. Ato janë realizuar nga kompania londineze “Vivobarefoot” dhe “Bloom Foam”një kompani në San Diago që merret me materialet e reja.

Materiali është mbledhur në pellgje apo liqene dhe bëhet fjalë për ato vende kur ka mbingarkesë të algave. Algat më pas transformohen në një shkumë speciale që quhet EVA, një material plastik që siguron elasticitetin dhe fleksibilitetin e produkteve.

Dalja e algave ndot shumë mjedisin nënujor në mbarë botën. Mbetjet kimike, në veçanti ato që përmbajnë fosfor dhe nitrat, shpesh prezent në plehra, depërtojnë në ujë dhe krijojnë kushte për rritjen e pakontrolluara të algave.

Dalja e algave pa kufij mund të çojë në ngordhjen e peshqve, zogjve ujorë, balenave e të tjerë. Pra, mbledhja e algave ka disa anë pozitive për ambientin.

Pin It