Studimi: Lërini fëmijët të ushqehen vetë

Një prej gjërave më të vështira për t’i mësuar fëmijëve, është të ushqehen vetë. Nuk ka një moshë të përcaktuar se kur duhet që fëmijët të ushqehen vetë, por sipas këtij studimi, sa më parë, aq më mirë.

Amy Brown, profesoreshë në Swansea Univeristy, thotë se vogëlushëve që ju është dhënë mundësia të ushqehen vetë, janë më aventurier si dhe më të shëndetshëm.

Ajo shton se fëmijët që janë më të mëdhenj se 6 muaj, nuk duhet ti ushqeni më me lugë, sepse ata fëmijë janë të gatshëm për të ngrënë ushqim me vakte të rregullta. Libri i saj ‘Ëhy Starting Solid Matters’, përfshin një studim të bërë mbi 300 fëmijë, peshën e tyre dhe sjelljen në të ushqyer.

Studiuesja ka thënë për ‘Sunday Times’ se bebet duhet të lejohen të hanë vetë, aq sa ata vetë duan, ndërkohë që mësojnë si të ushqehen. Ndërsa të ushqyerit me lugë nga prindërit, mund t’i çojë fëmijët të hanë më shumë seç kanë nevojë apo seç ata duan.

‘T’i lëmë të hanë vetë, sepse realisht një tas me ushqim është shumë më  shumë se ajo që një fëmijë ka nevojë të hajë’, thotë Amy Brown.

Ajo gjithashtu ka kryer një studim me kolegen e saj Michelle Lee, në vitin 2014, me në fokus 298 fëmijë. Studimi, kishte për bazë vëzhgimin se si bebet nga 6 muaj deri në 12, prezantoheshin me ushqimin. Ato më vonë studiuan peshën dhe sjelljen e të ngrënit, tek të njëjtët fëmijë të testuar, ndërkohë që ata kishin arritur moshën 18-24 muaj.

Studimi nxori në pah se fëmijët që ishin lënë të ushqeheshin vetë, ishin të aftë të ndalonin së ngrëni kur ngopeshin dhe nuk kishin asnjë predispozitë mbipeshe.

Sipas Lee dhe Brown, këto përfundime janë të kushtëzuara edhe nga faktorë të rëndësishëm si; origjina dhe përgatitja e nënës, pesha e lindjes dhe ushqimi me gji.

 

Pin It