Gjashtë ushqimet kundër alergjive sezonale

Lodhje, teshtitje, stres dhe shumë herë paaftësi për t’u mbushur me frymë, përballë këtyre shqetësimeve shumëkush bëhet merak për problemet që po shfaqen në trupin e tij, teksa të tjerë edhe mund ta nënvleftësojnë për gjendje gripale.

Nëse doni të parandaloni apo luftoni alergjitë sezonale, të cilat janë në përgjithësi prezente në çdo ndërrim stine, në këtë artikull po ju listojmë se cilat janë ushqimet që ju duhet të konsumoni.

1. Kosi: Kosi është shumë i pasur me probiotikë, të cilat kanë ndikim pozitiv jo vetëm ne sistemin dixhestiv, por veprojnë edhe kundra alergjive.

2. Luleshtrydhet: Ato janë shumë të pasura me vitaminë C dhe ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe parandalojnë alergjitë.

3. Salmoni: Salmoni është shumë i pasur me acide omega-3, të cilat kanë një efekt të lartë anti-inflamator, janë kundra astmës dhe përforcojnë sistemin imunitar dhe kujtesën.

4. Hudhrat: Hudhrat kanë veti të larta anti-inflamatore dhe janë shumë të rekomandueshme sidomos në periudhën e ndërrimit të stinëve, pasi luftojnë alergjitë.

5. Agrumet: Bëhet fjalë për fruta të tilla si: limoni, portokalli, mandarina, kivi etj, të cilat janë shumë të pasura me vitaminë C dhe luftojnë e parandalojnë sëmundjet alergjike dhe virusale.

6. Çaji jeshil: Çaji jeshil ka shumë benefite për shëndetin dhe ai njihet për përfitimet që sjell edhe kundra sëmundjeve alergjike.

Pin It