India zëvëndëson makinat duke i kthyer ato të gjitha në elektrike

India do të zëvëndësojë makinat duke i kthyer ato të gjitha në elektrike për të reduktuar ajrin e ndotur që po vret miliona njerëz.

Çdo makinë në Indi do të vihet në përdorim me anë të energjisë elektrike deri në vitin 2030 sipas një programi të zbuluar nga ministri i energjisë së vendit.

Ky program synon të ulë koston e importimit të karburanit dhe kosto më të ulëta për drejtuesit e automjeteve.

“Ne do të paraqesim automjetet elektrike”- tha ministri i qymyrit dhe minierave, Piyush Goyal. “Ideja është që deri në vitin 2030 në vend nuk duhet të shitet fare benzinë dhe naftë.”

Z. Goyal tha se industria e automjeteve elektike mund të vihet në zbatim për dy vite me anë të ndihmës qeveritare por shtoi se priste që prodhimi i makinave të nxitej nga kërkesa dhe jo nga subvencionet sipas International Business Times.

Pin It