Pse janë të shëndetshme hurmat arabe?

Përveç shijes së tyre karakteristike, hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme dhe i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh.

Hurmat e Arabisë janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash. Ato ndihmojnë në problemet e tjera me sistemin tretës. Hurmat e Arabisë gjenden kudo në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme në Shqipëri.

Sipas një studimi konsumoni 3 hurma në ditë dhe do të përfitoni 5 vlerat e mëposhtme:

  1. Shëndeti i zemrës
  2. Nivelet e energjisë
  3. Përmirësojnë aparatin tretës
  4. Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë
  5. Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar merr mineralet e nevojshme.

Edhe nëse dieta juaj ju mban larg sheqerit dhe produkteve të ëmbla që përfshijnë sheqerin e arrës së kokosit, mjaltit, shurupit të misrit etj, mos harroni të konsumoni fruta.

Gjithashtu, kur përzgjidhni hurmat në treg kërkoni për frutat, lëkura e të cilave është e butë dhe jo e rrudhosur. Mos zgjidhini kokrrat me aromë të çuditshme ose tepër të forta. Hurmat e thata të Arabisë mbahen në frigorifer dhe qëndrojnë deri në një vit. Hurmat e njoma duhen ruajtur në enë të izoluara mirë dhe mund të qëndrojnë deri në 8 muaj.

Pin It