88 vjet Noam Chomsky, themeluesi i gjuhësisë moderne

comski

Më 7 dhjetor 1928  në Filadlelfia, lindi Noam Chomsky, gjuhëtar, filozof, shkencëtar, logjician, komentator politik dhe aktivist. Ndonjëherë i cilësuar si ati i gjuhësisë moderne, Chomsky është gjithashtu figurë e rëndësishme e filozofisë analitike. Shumicën e karrierës së tij e pati në Institutin Teknologjik në Masaçusets (MIT), ku është aktualisht Profesor. Chomsky është autor i mbi 100 librave, dhe intelektuali më i madh në botë, sipas një sondazhi më 2005. Chomsky hodhi idenë se fëmijët janë të programuar biologjikisht ta kuptojnë dhe ta përvetsojnë gjuhën. Teoritë e tij revolucionare bënë që shumë psikologë edukimi dhe zhvillimorë të rishqyrtonin metodat dhe hipotezat e tyre.

“… zhvillimi i aftësisë mendore njerëzore, përcaktohet gjerësisht nga natyra jonë e brendshme biologjike. Tani, në rastin e një aftësie natyrore, siç është gjuha, kjo aftësi thjesht ndodh, në atë mënyrë siç mësohet për të ecur. Me fjalë të tjera, gjuha nuk është realisht diçka që mësohet. Përvetësimi i gjuhës është diçka që ju ndodh, jo diçka që ju bëni. Të mësuarit e një gjuhe është nganjëherë si kalimi i fazës së pubertetit.”-ka thënë ai.

“Chomski është një prej autorëve më të lexuar të shkencave humane (më shumë se Hegeli e Ciceroni, duke u matur vetëm me Marksin, Shekspirin, Biblën, Aristotelin, Platonin e Frojdin) dhe i vetmi ende gjallë midis këtyre të dhjetëve”- ka thënë  S. Pinker.

Pin It