Të mëdhenjtë e teknologjisë bëhen bashkë kundër përmbajtjeve terroriste

310516-fb-goog-twtr-m

Teknologjia bëhet bashkë për të eleminuar materialet në internet me përmbajtje terroriste.

Komapania e “Facebook”, “Microsoft”, “Twitter” dhe “YouTube” kanë vendosur të krijojnë një databazë të përbër nga imazhe dhe video me përmbajtje të dhunshme apo propagande duke ndihmuar në eleminimin e tyre sa më të shpejtë nga interneti.

“Në shërbimet tona, nuk ka vend për përmbajtje terroriste”, shkruajnë kompanitë në një deklaratë të përbashkët.

Gjigandët e rrjetit do të bashkojnë ato që quhen “shenja dixhitale unike” dhe do të tregojnë nëse një informacion në internet është i dhunshëm ose nxit aktivitete terroriste.

Kjo databazë do të ndihmojë në gjetjen e këtyre materialeve dhe më pas kompanitë, bazuar në politikat e tyre do të vendosin nëse do t’i heqin apo jo.

Kjo do të shërbejë për të evituar nëse një video e bllokuar në “Twitter” të mos shfaqet në “Facebook” ose “YouTube”. Ndërsa kriteret për heqjen e këtyre materliave do të jenë të njëjtët.

BBC thotë se ky sistem do të analizojë materialin që në fazën e karikimit që të mund të bllokojë materiale të dhunshme ose ekstreme para se të publikohen.

Ndërsa “Wall Street Journal” thotë se ky program vjen pas takimeve të ndryshme mes këtyre kompanive dhe autoriteteve të Bashkimit Evropian. Gjashtë muaj më parë kompanitë kishin marrë përsipër në bashkëpunim me komisioneren e BE-së për Drejtësinë, Vera Jourova, për të hequr brenda 24 orësh mesazhet në rrjet që nxisnin urrejtjen dhe terrorizmin.

 

 

Pin It