Ligji i ri ndalon peshkimin pa leje dhe jashtë standardeve

26slide2

Subjektet e peshkimit që iu ka përfunduar afati i lejes brenda 45 ditëve duhet të deklarohen pranë Drejtorisë së Peshkimit dhe të pajisen me leje të re peshkimi.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave do të verifikojë Regjistrin e Anijeve të Peshkimit, duke siguruar licensimin e të gjithë pronarëve apo administratorëve të anijeve të peshkimit që kryejnë aktivitetin e tyre në ujërat detare shqiptare.

Aksioni synon t’i japë fund shfrytëzimit pa kriter të detit përmes anijeve të peshkimit të pakontrolluara. Ligji i ri do të kontrollojë gjithë dokumentacionin e nevojshëm të subjekteve të peshkimit në det. Kjo do të çojë në kufizim të aktivitetit të peshkimit sipas kapacitetit të bregdetit tonë.

Përditësimi i Regjistrit të Anijeve të Peshkimit do të bëhet brenda datës 31 mars 2017. Vendimi i ri parashikon edhe standarte për anijet e peshkimit, ku do të ndalohet hyrja në flotën e peshkimit të mjeteve lundruese që përdorin trata tërheqëse fundore me moshë më të madhe se 20 vjet.

 

Pin It