Partizani rikthehet tek fitorja

14671208_561366937391040_4020406161579117133_n

Partizani rikthehet tek fitorja në kampionat dhe këtë e arrin në trasnfertën e vështirë të Laçit me rezultatin 0-2.

E ka rifilluar aventurën si trajner i të kuqve me sukses Sulejman Starova, i cili me këtë rezultat rikthen qetësin në ambientin e kryeqytetasve.

Ekuban në fundin e pjesë së parë dhe sërish ai në pjesën e dytë me këtë dygolësh i ka siguruar këtë 3 pikësh të rëndësishëm Partizanit që mbetet në këtë javë në të njëjtin hap me Skënderbeun kryesues dhe rikthehet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, 7 më pak se kampionët, pas 6 javësh kampionat.

Nga ana tjetër, Laçi mbetet në vendin e parafundit me 3 pikë po në kaq javë. Zëvendësimi i trajnerit Marcelo Torizi me Ramadan Ndreun nuk ka dhënë rezultat për kurbinasit në këtë ndeshje.

 

Pin It