Paqe në derbin e kryeqytetit, nuk ka gola në sfidën Tirana-Partizani

1480685567ndeshja

Ka përfunduar pa gola derbi i zhvilluar në dy ditë mes Tiranës dhe Partizanit.

27 minutat e mbetura nuk patën raste për shënim nga skuadrat, ndërsa për t’u shënuar mbetet vetëm kartoni i kuq i marrë nga kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, i cili u ndëshkua për dy ndërhyrje të gabuara.

“Selman Stërmasi” u pushtua nga errësira e plotë një ditë më parë për shkak të një problemi me energjinë elektrike, duke detyruar vëzhguesit e Federatës Shqiptare të Futbollit të marrin vendimin për ta shtyrë këtë sfidë për ditën e sotme, ku gjithçka nisi nga minuta e 63, kur edhe ndodhi defekti teknik.

Deri në momentin e ndërprerjes së sfidës, skuadrat shfaqën në fushë e lojës përpjekjet e tyre për të sulmuar e për të fituar përballë tifozëve respektive që e kishin shfrenuar fantazinë e tyre me koreografinë e krijuar.

Pin It