Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe! Dhunë pas derbit kryeqytetas

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Edhe këtë herë derbi kryeqytetas është shoqëruar me shumë tension gjate gjithë lojës, por kulmi u arrit pas ndeshjes kur situata degjeneroi më tej.

Pas përfundimit të takimit, Devi Muka, drejtori sportiv i Tiranës është konfrontuar fizikisht me një prej pjesëtarëve të stafit të Partizanit, duke e goditur atë me grushte.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë takim, pasi edhe gjatë ndeshjes, drejtori i stadiumit goditi me tymuese tifozët e kuq. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit që shoqëruan drejtorin e stadiumit. Ndërsa më heret para se të fillonte ndeshja, tifozët e të duja skuadrave shkaktuan mjaft probleme dhe zhurmë në rrugët e Tiranës. Jemi mësuar tashmë që sa herë të luhet ndeshja midis Tironës dhe Partizanit të shfaqen skena jo sportive si jashtë dhe brenda stadiumit.

Pin It