Sergio Ramos ka lajme të mira për madrilenët

Real Madrid's Sergio Ramos

Sergio Ramos mund të rikthehet në fushë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Zinedine Zidane ka marrë një lajm të mirë para derbit me Atletico Madridin. Sergio Ramos ka stërvitur të hënën me Los Blancos, derisa mund të rikthehet në fushë në ndeshjen ndaj Atleticos.

Mbrojtësi spanjoll ndeshjen e fundit me Real Madridin e kishte luajtur në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit më 27 shtator.

Ai ishte lënduar në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës, e cila ishte luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Por, ndaj Atleticos, Realit do t’i mungojnë yjet si Pepe, Karim Benzema, Casemiro, Mateo Kovacic e Toni Kroos.

Pin It