WhatsApp-i tani mundëson edhe videotelefonata

fff

WhatsApp vjen me një tjetër risi, atë të videotelefonatave. Ky përditësim do të jetë në shërbim të të gjithë përdoruesve të Android, iPhone dhe Windows Phone.

Për ta përdorur këtë risi të re, mjafton të hapësh një dritare bisede dhe të klikosh në ikonën “telefono” dhe zgjidh mes dy mënyrave, video ose voice call.

Përdoruesit në të gjithë botën do mund ta shkarkojnë këtë përditësim vetëm pas pak ditësh.

Pin It