WhatsApp në Android shton imazhet e animuara GIF

 WhatsApp-Android-GIFs-1

WhatsApp ka sjellë përditësimin më të ri, atë të formatit GIF, duke iu mundësuar përdoruesve të dërgojnë imazhe të tilla pa dalë nga aplikacioni.

Në Maj të 2016-tës WhatsApp solli mbështetjen për imazhet e animuar GIF në aplikacionin Android dhe iOS por që përdoruesve u duhej të sillnin në platformë.

Kjo do të ndryshojë me versionin beta 2.17.6 i cili bën të mundur dërgimin e imazheve GIF nga libraria e Giphy.

GIF-ët mund ti dërgoni duke klikuar mbi butonin emoji ngjitur me fushën e tekstit dhe më pas të të klikonin ikonën GIF krahas atij emoji në fund të ekranit.

Së fundi versioni 2.17.6 zgjeron në 30 numrin e fotove dhe videove që mund të dërgoni menjëherë.

Pin It