Studim: Peshku ton, ushqimi që na bën të jetojmë gjatë e shëndetshëm

20130708112527413577

Peshku ton është një ushqim shumë i shëndetshëm e me vlera.  Fakt jo i kënaqshëm eshtë niveli  i lartë i mërkuri sepse i përthith nga uji dhe ushqimi, por kërkimet e reja kanë treguar se përpjekjet e kompanive të cilat merren me shitjen dhe konservimin e peshkut ton po pastrojnë Oqeanin Altlantik dhe pastrimi i oqeanit ndikon drejtëpërdrejtë në pastrimin e peshkut ton. Peshku ton pritet të kthehet në një ndër ushqimet më të sigurta në botë.

Ky fakt mbështetet dhe nga shkencëtarët e Universitetit të Stony Brook të cilët kanë bërë një studim në laboratorë duke krahasuar nivelet e mërkurit tek peshku ton nga viti 2004 deri në 2012.

 Rezultatet treguan se niveli i mërkurit tek peshku ton në vitin 2012 ishte më i ulët sesa tek peshku ton i kapur 2004

Ky është një lajm i mirë dhe le të kuptohet se përpjekjet për të pastruar ujin dhe ajrin janë duke patur një ndikim pozitiv.

Megjithëse kjo nismë nuk e ndryshon fakti se peshku ton është një specie e cila është gjithnjë e më e rrallë.

Pin It