Zbulohen dy lloje të reja gjallesash në hidrocentralin e Poçemit në Vjosë

“Isoperla vjosae” quhet insekti më i ri i zbuluar në hidrocentralin e Poçemit në Lumin Vjosa, ndërsa bashkë me të u zbulua edhe një lloj i ri peshku i cili akoma nuk është pagëzuar me një emër nga shkencëtari që e ka zbuluar. Këto dy gjallesa të reja u zbuluan nga një studim në hidrocentral i realizuar nga rreth 30 shkencëtarë nga 4 vende të ndryshme të botës.

Shkencëtarët zbuluan gjetjet e tyre, ku gjithsej janë gjetur 300 lloje gjallesash. Sipas shkencëtarëve lumi i Vjosës është me shumë rëndësi për sa i përket biodiversitetit, ndërsa vënë theksin tek rreziku i zhdukjes së shumë prej kafshëve dhe bimëve që ndodhen në zonë, në rast se do të ndërtohen hidrocentralet e planifikuara. Sipas Prof. Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës dhe koordinator i studimeve në Vjosë, vlerësimi i parë mund të shikohet vetëm si fillimi i një studimi më të thelluar. /Shqiptarja.com/

Pin It