Matcha, çaji jeshil me numrin më të lartë të antioksidantëve

Matcha është çaji jeshil me origjinë nga Kina i cili përdoret kryesisht në traditën e “ceremonisë së çajit” në Japoni.

Ky çaj ka përqindjen më të lartë të antioksidantëve, rreth 130 herë më shumë se çaji jeshil normal. Ja disa nga përfitimet e këtij çaji

Të mbron nga plakja
Matcha ka një sasi të pabesueshme antioksidantësh, molekula të çmuara që mbrojnë veshjen e organizmit nga plakja dhe sëmundjet kronike.

Sistem imunitar i fortë
Çaji i çmuar jeshil forcon sistemin imunitar gjithmonë falë pranisë shumë të madhe të antioksidantëve dhe polifenolëve. Përveç kësaj përmban vitamina A, B, C, E dhe K si dhe kripëra minerale si fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, zinku, magnezi të nevojshëm për një funksionim të mirë të sistemit imunitar.

Aleat i dietës
Ashtu siç e dinë dhe femrat japoneze, matcha është e privuar nga kaloritë dhe përshpjeton metabolizmin, duke na ndihmuar të heqim dhjamin e tepërt dhe për të mbajtur formën ideale.

Lamtumirë “hutim”
Nëse kemi nevojë për një ndihmë për kujtesën dhe përqëndrimin, mund të gjejmë këtë çajin jeshil, aleatin tonë më të mirë falë teaninës, një aminoacid që ka kapacitetin të reduktojë stresin fizik dhe mendor, që duke vepruar në agjentët neurotransmetues mund të prodhojë një gjendje shplodhjeje.

Gjithmonë zgjuar
Falë sasisë së lartë të kafeinës, çaji matcha na ndihmon të rrimë zgjuar, kështu që kujdes të mos e pini në darkë pasi do të vuani nga aritmi kardiake.

Pin It