Parashikimi i motit, e premte 13 janar 2017

15-05-1024x658

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në vendin tonë duke gjeneruar reshje në të gjithë vendin. Shira të dendur pritet të ketë në veriperëndim të vendit. Ndërsa reshje të dendura dëbore zonat verilindore dhe juglindore.

Gjatë pasdites duke përfshirë edhe mbrëmjen i gjithë vendi do të jetë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore me intensitet mesatar dhe të ulët. Në kushtet e motit të paqëndrueshëm do të mbetemi edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

Europa

Një qendër me presion të ulet atmosferik e pozicionuar në Mesdhe do të ndikojë për Pellgun e Mesdheut si edhe gadishullin e Ballkanit mot me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore duke rrezikuar në disa zona edhe përmbytje.

Gjithashtu, me reshje të konsiderueshme dëbore do të jenë vendet e Evropës qendrore si edhe Evropa Lindore. Ndërsa me diell do të paraqitet moti sërish për gadishullin Iberik si edhe vendet nordike por në skandinavi temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta.

Pin It