Buxheti 2017, Nuri: Fondet e pamjaftueshme për Presidencën

presidenca-1

Buxheti i parashikuar për vitin 2017 nuk është i mjaftueshëm për institucionin e Presidencës. Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, Florian Nuri, thotë se Presidenca ka nevojë urgjente për fonde për investime bazë.

Sipas tij ky institucion ka problem themelore me sistemin e energjisë elektike dhe teknologjisë.

“Na rrezikohet energjia se na është prishur sistemi elektrik. Na duhen investime për sistemin e IT, jemi në vështirësi. Është e turpshme të diskutohen të tilla gjëra për një institucion kushtetues”, – deklaroi Nuni.

Sekretari i Presidencës theksoi se edhe në vitin 2016, presidenca kërkoi 20 milionë lekë për shpenzime operative, por iu alokuan vetëm 10 milionë.

 

Pin It