SHBA, myslimanët mbledhin $60,000 për të riparuar varrezat e dëmtuara të hebrenjve

muslim

Më shumë se 100 gurë varri u dëmtuan këtë javë në një varrezë të hebrenjve në St. Louis, Misuri në SHBA.

Si kundërpërgjigje aktivistët myslimanë filluan një fushatë për të mbledhur fonde për të riparuar dëmtimet. Ata kanë mbledhur më shumë se 60,000 dollarë brenda më pak se 24 orësh.

Fushata u fillua nga dy myslimanë amerikanë Tarek El-Messidi dhe Linda Sarsour.

Afërsisht 12 qendra të komunitetit hebre në SHBA kanë marrë kërcënime për sulme me bombë këtë javë. Të gjitha kërcënimet u vërtetuan si të rreme.

Një raport i fundit tregon se numri i grupeve të urrejtes është duke u rritur dhe po arrin nivelet më të larta historike. Ky trend lidhet me valën e përhapjes së “populizmit të krahut të djathtë” dhe zgjedhjet që “rindezën të djathtën radikale”.

/Al Jazeera/

Pin It