Përfundon faza e kalimit të kontratave koncesionare për blerjen e energjisë elektrike të prodhuesve privat nga KESH tek OSHEE.
Tashmë KESH nuk do të ketë më detyrimin e blerjes së energjisë së prodhuar nga HEC-et e vegjel, por do të ushtrojë vetëm funksionet e tij si prodhues energjie, për një shfrytëzim më optimal të burimeve të tij gjeneruese.
Tani të gjitha shoqërite koncesionare kanë firmosur kontratat me OSHEE, gjë e cila ka zgjidhur konfliktimes HEC-eve dhe KESH.
Ministria e Energjisë tha se qeveria shleu 9.1 miliard lekë detyrime të prapambetura të shtetit ndaj këtyre koncesionarëve. Tani ata paguhen rregullisht, duke rritur likujditetin dhe lehtësuar shlyerjen e kredive ndaj bankave.