Partizani – Slovan Bratislava, sonte nis aventura në Europa League

13502612_521376808056720_3791606895418241406_o

Fillon aventura e kupave të Europës për ekipet shqiptare në futboll. Skuadra e Partizanit do të ndeshet sot në orën 18: 00 në Elbasan Arena për llogari të Ligës së Europës kundër Slovan Bratislavës.

Ndeshja parashikohet të jetë e fortë për skuadrën tonë pasi rivali vjen nga një shkollë me traditë futbolli dhe ka tre futbollistë të ekipit përfaqësus së Sllovakisë që isëhin prezent në Francë 2016.

Ekipi i Partizanit do të drejtohet nga dyshja Starova- Dalipi. Sulejman Starova për këtë ndeshje tha ndër të tjerash…

“Përballë do të kemi një kundërshtar të fortë, jemi të vetëdijshëm për këtë pasi e kemi studiuar përgjatë gjithë këtyre ditëve. Ekipi është përgatitur plotësisht për tu përballur denjësisht ndaj kundërshtarit Slovan Bratislava dhe të gjithë lojtarët po gëzojnë një gjendje të mirë fizike falë edhe punës që është kryer në përgatitjet që kemi zhvilluar në Itali. Sigurisht edhe një barazim pa gola do të ishte favorizues për ne duke ditur vlerën e golit në fushë kundërshtare, megjithatë ne shpresojmë ta fitojmë përballjen e parë.”

Pin It