Trepça, replikat Rama – Vuçiç në Forumin e Sigurisë

rama-vucic-photo-by-natalia-zaba-640

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë shkëmbyer disa replica gjatë Forumit të Sigurisë për “të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”. Mes çështjeve që ngjallën më shumë debat ishin shtetëzimi i minierës së Trepcës nga ana e Kosovës dhe arrestimi i kryepolicit të Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Në lidhje me Trepçën, Vuçiç tha se Kosova bëri një lëvizje të gabuar për ekonominë e saj, ndërsa Rama deklaroi se Trepça është pjesë e Kosovës dhe iu përket banorëve të saj, qofshin  ata serbë apo shqiptarë.

Replikat mes dy kryeministrave ndodhen të zbardhura më poshtë:

Aleksandër Vuçiç: “Kur Edi lufton për një mbështetje më të madhe të perëndimit nuk ka kufi. Mund të thotë të flasë kundër Moskës, Rusisë ai e bën unë nuk e bëj. Në Shqipëri nuk ka probleme me çëshjtje territoriale. Serbia ka trajtim në mënyrë të ndryshme. Njerëzit në Serbi duhet ta dinë që kemi pasur mbështetje të madhe nga BE. Nuk ka asnjë organizatë tjetër që mund të angazhohet për Serbinë kështu.

Për Prishtinën kam disa argumente për të thënë se pala tjetër është fajtore por nuk e them. Ata duhet të kishin përfaqësues. Ne do të vazhdojmë dialogun në mënyrë pasionante dhe të duruar pasi është një nga parakushtet për zhvillimin ekonomik për standarde më të mira jetese për popullin serb. Është diçka që duhet ta bëjmë për marrëdhëniet Shqiptaro-serbe, si dy popujt më të mëdhenj në Ballkan. Unë e di që ata do të thonë që Vuçiç është mik i shqiptarëve, por s’më intereson. Nuk është e lehtë. Nuk ndalojmë procesin e dialogut edhe pse kohë pas kohe duket sikur ka një fund të keq në fund të rrugës, por unë mendoj se duhet të gjejmë më shumë kompromise. Do të investojmë më shumë kohë e energji edhe pse mund të jetë më e vështirë çdo ditë, sepse atmosfera ka ndryshuar tërësisht dhe është shumë e vështirë jo vetëm për palën tonë por dhe për palën tjetër”.

Edi Rama: “Ne nuk jemi kundër Rusisë. Nuk kemi luksin të mos flasim me njëri tjetrin edhe pse nuk biem dakord. Kosova është aty ku ne nuk biem tërësisht dakord. Pikëpamja ime është se Serbia sa më shpejt të njohë Kosovën aq më mirë është por e kam thënë hapur që dialogu është një mjet i rëndësishëm. Të dy liderët nga Beogradi dhe Prishtina duhen përshëndetur. Trepça është në minierë është në Kosovë, çfarë do të bëni për Trepçën do e transportoni në Beograd? Ndërsa ata në Kosovë ata duhet të kuptojnë se është minierë e Kosovës dhe i përket atyre njerëzve që jetojnë në Kosovë:  serbë apo kosovarë. Do vij sërish në Beograd, sepse s’më intereson çfarë njerëzit thonë. Kur u largova nga Tirana më quajtën tradhtarë, ndërsa kur u ktheva isha hero. Jo unë nuk jam asnjëri as tjetri”.

Vuçiç: “Ai është një politikan më e mirë sesa unë shfrytëzoi momentin. Guxoj të them se di më shumë se Edi për Trepçën. Nëse ai thotë se është çështje ekonomie  Prishtina bëri lëvizjen më të keqe sa i takon ekonomisë dhe zhvillimit të saj. A mund të gjesh një serb në veri që bie dakord me këtë. Ata nuk donin të flisnin me serbët që punuan në Trepça. I shmangën dhe vazhduan me procedurat. U kujdesën për arsyet e tyre politike të brendshme. Dhe për rastin e Nehat Thaçit. Nuk di asgjë për të. Kemi hapur kapitullin 23. Jam paralajmëruar për raste më të vogla, dhe besoj se BE nuk do të ketë standarde të dyanshme por nuk është mjaftueshëm për ne. Nuk ka pasur arsye politike ta ndalojmë.  Besoni se arrestimi i Nehat Thacit u bë për arsye politike? Jo! Ishte një mandat arresti në 1997??”.

Rama: “Ne duhet ta pastrojmë këtë listë sepse vazhdojmë ti kthehemi asaj”.

Vuçiç: “Jam dakord me ju se duhet ti shikojmë të gjithë dhe duhet ta bëjmë në mënyrë të përbashkët. Duhet të keni të njëjtin qëndrim”.

Rama: “Kur përmenda Trepçën nuk mora asnjë anë. Qytetarët e Kosovës janë aty dhe ekonomia në pikëpamjen time dhe ju nuk mund ta transportoni këtu minierë”.

Pin It