Forumi i Sigurisë, Rama dhe Vuçiç vlerësojnë marrëdhëniet mes shteteve

rama-ne-serbi-1-655x356

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Forumin e Sigurisë për Ballkanin, i cili po mbahet në Beograd.

Së bashku me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, ata morën pjesë në forumin “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”, ku shprehën qëndrimet e tyre rreth një sërë çështjesh përfshirë Kosovën.

Kryeministri Rama tha se sa më shpejt që Serbia të njohë Kosovën, aq më mirë është për të gjithë. Ai tha se procesi i integrimit në BE nuk është një alternative, por një zgjedhje e rrugës së të ardhmes.

“Lidhur me BE dhe situatën mendoj se ne në Ballkan do të jemi të qartë për një pikë të thjeshtë. Procesi i BE për ne nuk është një udhëtim për të shkuar diku, sepse disa njerëz e presin këtë nga ne, por është rrugë e modernizimit që është e mundur për shoqëritë tona për të ndjerë hapësirën e boshllëkun mes të ardhmes veç përmes integrimit në BE. Është më i rëndësishëm procesi sesa anëtarësimi, pasi mendoj se ndërtojmë shtetin që nuk e kemi pasur më parë. Duket si një mallkim Ballkanik, sepse Europa ka qenë në një formë të mirë kur ishim rrëmujë dhe sot kur përpiqemi të jemi më mirë ata janë bërë rrëmujë. Mirë është që Serbia të njohë Kosovën dhe sa më shpejt ta bëjë aq më mirë. Do ishte më mirë për të gjithë”, deklaroi Rama.

Nga ana tjetër edhe Vuçiç, pavarësisht se jo shumë optimist, vleresoi si pozitive ecurinë e marrëdhënieve mes shteteve ballkanike.

“Dy tre vite më parë kur njerëzit thonin duhet që të takoni me shqiptarët me boshnjakët dhe të tjerët dhe ne thonin se ne nuk donim të ndërhymë me këta njërëz, tani jam krenar që them se dëshirojmë marëdhenie më të mira me shqiptarët dhe boshnjakët sepse në mënyrë potenciale do të kemi një rritje më të mirë ekonomike se shumë vende të tjera të BE-së. Kemi potencal dhe në të ardhmen dhe mund tjaarrimë sëbashku, Nëse i bëjmë gjërat kundër njëri-tjetrit nuk kemi shanse fare, nëse bëjmë gjerat bashkë edhe nderlidhjen e trasportit sëbashku, lidhje politike në të ardhmen padyshim do ia dalim” tha Vuçiç.

Pin It