Nisma e OBSH, paketat e cigareve me imazhe të pasojave të duhanpirjes

plain-packaging

Shqipëria i bashkohet vendeve të tjera europiane në nismën për për tregtimin e paketave me imazhe të pasojave të duhanpirjes. Nisma e iniciuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë synon reduktimin e duhanpirjes dhe ndërgjegjësimin e konsumuesve të duhanit.

Shqipëria duhet të zgjedhë 10 prej 30 imazheve të propozuar anga OBSH, të cilat do të stampohen në paketat e cigareve. Kolitë e para të këtyre paketave në Shqipëri mendohet të jenë gati në 1 janar 2018.

Fushata kundër duhanpirjes do të shmangë reklamimin e cigareve duke njëjtësuar imazhin e markave të ndryshme, të cilat do të dallojnë vetëm nga emri. Kjo masë ka dhënë rezultate të larta në vende të tjera dhe pritet të funksionojë edhe në vendin tonë.

Pin It