‘Druri i jetës’ që mbledh mbi 50 mijë turistë në vit

druri-i-jetes3-658x437

Bahrejni ka në territorin e tij një një dru, i cili konsiderohet druri i jetës. Eshte i vjetër  katër decenie dhe është bërë njëri ndër atraksionet kryesore të Bahrejnit, duke tërhequr turistë të shumtë nga e tërë bota.

Druri i lartë pothuajse dhjetë metra i llojit “Prosopis genus” ka mbirë në pjesën shkretinore në të cilën asnjë bimë tjetër nuk ka mundur të rritet.

Lloji i drurit “Prosopis genus” është i njohur për sistemin e degëzuar të rrënjëve, të cilat në këtë rast shkojnë dhjetëra metra në thellësi dhe po aq në gjerësi.

Druri gjendet në bregun ranor të lartë më shumë se shtatë metra, të vendosur në shpatin e “Malit të tymit” dhe është shëndrruar në një atraksion të vërtetë ndaj më shumë se 50 mijë turistë në vit shkojnë për të parë këtë dru në Bahrejn.

druri-i-jetes1-1024x674

Pin It