Kalendari historik, 24 Nëntor

24 Nëntori është dita e 328 e kalendarit gregorian (dita e 329 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 37 ditë.

fbi-wallpapers-logo-hd

1932 – Në Uashington – FBI (Byroja Federale e Hetimeve) përuron Laboratorin e Krimeve, vendosur aktualisht në Bazën e Korpusit të Marinës në Quantiko, Virginia. Laboratori njihej fillimisht si Laboratori Teknik dhe fitoi status të veçantë kur Byroja e Hetimeve BOI u riemërua FBI. Një libër më 1998, bazuar në të dhëna nga brenda FBI-së, hodhi hije dyshimi mbi këtë laborator, duke ngritur shqetësime mbi nevojën e reformimit për një punë më të kualifikuar shkencore, që pengohej sa nga mendësia e vjetër, aq edhe nga pakësimi aktual i fondeve federale. Kritikat nxitën reforma brenda FBI-së nga drejtori i atëhershëm, Lou Frey.

746c555393d12dc8aeba65d79cc70f1a

1947 – SHBA – Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve mbi hetimin e Aktiviteteve anti-amerikane dënon me 6 muaj deri në 1 vit burgim grupin e ashtuquajtur “Hollywood 10” , Lista e zezë me emrat e 10 regjisorëve, operatorëve, skenaristëve, aktorëve, drejtorëve të filmave për qëndrim mospërfillës ndaj pyetjeve të Komisionit nëse ishin ose jo komunistë. Ata kishin dalë përpara Komisionit të Aktiviteteve anti-amerikane në tetor 1947 dhe refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me përkatësinë e tyre të mundshme komuniste. Grupi fillimisht përfshinte edhe shkrimtarin gjerman Bertolt Brecht, por Brecht iku nga Amerika. Ndërsa ishte në burg, Edward Dmytryk, drejtor filmi, ndahet nga të dënuarit e tjerë dhe bie dakord për të bashkëpunuar me Komisioni, duke pranuar se ishte komunist dhe kallzoi emrat e 26 të tjerëve. Me përjashtim të Dmytryk, 9 pjestarët e listës së zezë u përjashtuan nga industria amerikane e filmit; megjithëse disa përdorën pseudonime, si për shembull Dalton Trumbo, i cili me emër të rremë fitoi edhe Çmimin Oskar për skenarin më të mirë për filmin “The Brave One “(1956). Lista e zezë e kuqe u shfuqizua nga fillimi i viteve 1960.

tasmania-australia-wallpaper

1642 – Detari holandez Abel Tasman zbuloi ishullin në jug të Australisë dhe e quajti toka e Van Dimenit, e cila për nderë të tij u quajt Tasmania.

 

 

 

Pin It