
Sopranoja e njohur me famë ndërkombëtare Inva Mula do të jetë e ftuara e nderit këtë vit në ‘’Festivalin e Këngës’’ në Radio Televizionin Shqiptar. Diva shqiptare në cilësinë e të ftuarës së nderit gjatë spektaklit do të këndojë dhe një këngë mjaft të dashur për publikun shqiptar. Me siguri do të jetë një shfaqje plot emocion për artisten, pasi ajo do të këndojë në skenën ku shkëlqeu dhe radhiti sukseset i ati, i madhi Avni Mula.


