Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” nën drejtimin e Inva Mulës

invesss

Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” që do të mbahet në nëntor nuk do të ketë më drejtuese Zana Çelën që e themeloi këtë festival. Tashmë festivalin do ta drejtojë sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula.

Ish drejtuesja e këtij festivali, Zana Çela, aktualisht drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe Baletit e konfirmon këtë lajm nëpërmjet një postimi në facebook.

“Po postoj mesazhin qe artistja jonë e madhe Inva Mula ka ndarë sot me miqtë e saj në lidhje me angazhimin në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”.

Vetë Inva Mula ka njoftuar se ky edicion artistikisht do të drejtohet nga ajo: “kur një festival bëhet identifikues i traditës artistike të një vendi-të gjithë ne duhet te japim kontributin tone për ta rritur atë përgjatë viteve”.

Mula saktëson se Festivali Ndërkombëtar Marie Kraja do të mbahet për dy mbrëmje, përkatësisht më 4 dhe 5 nëntor.

Me trofeun “Marie Kraja” deri më sot e janë  vlerësuar disa artistë ndërkombëtar.

 

 

Pin It