Rrotullimi i fëmijës nga krahët mund të duket shumë argëtuese, por ekspertët paralajmërojnë se ky aktivitet mund të shkaktojë lëndime të dhimbshme.
Argëtimi tek fëmijët është i rëndësishëm, por shpesh prindërit bëjnë edhe lojëra të cilat mund të shkaktojnë lëndime tek fëmija. Nje nga këto është rrotullimi i fëmijës, duke e tërhequr nga krahët.
Fëmijët parashkollorë, të moshës 1-4 vjeç, i kanë më pak të zhvilluar kockat dhe ligamentet, prandaj janë më të rrezikuar të preken nga gjendja e njohur si bërrylat e tërhequr ose ndryshe nursemaid. Tërheqja e bërrylit shkaktohet kur këputen ligamentet, në rastet kur ushtrohet pak forcë.
Lëndimi është i dhimbshëm,por nuk shkakton dëmtime afatgjate, megjithatë duhet patur kujdes me fëmijët. Me rritjen e fëmijës, kjo pjesë delikate forcohet dhe nuk ka më rrezik edhe nëse e tërhiqni nga krahët.
“Çdo tërheqje e shkaktuar me forcë dhe papritur në gjymtyrën e sipërme mund të shkaktojë lëndime në kyçet e gjymtyrëve të poshtme. Eshtë e qartë se prindërit ose kujdestarët duhet të ushtrojnë vëmendje të përbashkët dhe kujdes kur janë duke luajtur me fëmijët’’, thotë kirurgu ortoped Amir Khan.
Burimi: Independent