OBSH: “Liberia është çliruar nga ebola”

arton2742

OBSH ka paralajmëruar se Afrika Perëndimore mund të shohë një ringjallje të virusit të ebolës edhe pse  është shpallur e çliruar nga ky virus i cili që prej dhjetorit të vitit 2013 u ka marrë jetën mbi 11 mijë personave.
“Fundi i transmetimit aktiv” të virusit u shpall pas 42 ditësh pa asnjë rast të ri në Liberi. Në këtë mënyrë vendi në fjalë i është bashkuar Guinesë dhe Sierra Leones, që e fituan këtë status vitin e kaluar.
Një vend konsiderohet i sigurt nga transmetimi i virusit mes njerëzve sapo të kenë kaluar dy periudha 21-ditore inkubacioni, që nga testimi i dytë i rasti të fundit i që ka rezultuar negativ ndaj infektimit.

Shefja e OBSH-së, Margaret Chan deklaroi se fundi i epidemisë është një “arritje madhështore”. “Kjo datë shënon për herë të parë që nga rënia e epidemisë, dy vjet më parë, se që të tre vendet më të prekura, Guinea, Liberia dhe Sierra Leone kanë raportuar zero raste për 42 vitet e fundit”, deklaroi Chan.

Pin It