Fillojnë aplikimet në shkollën bazë të policisë për “Patrullë të Përgjithëshme”

cops

Policia e Shtetit ka çelur periudhën e aplikimit të të gjithë atyre personave që duan të futen në policinë e Shtetit, në shkollën bazë të policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.
Procesi i aplikimit do jetë i hapur nga data 15 janar deri më datë 15 shkurt 2016, ku në përfundim të të gjithë proçesit të konkurrimit, do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues.
Aplikimi do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Në përfundim të konkurrimit, do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë, nga të cilët 90 për gjininë më pak të përfaqësuar dhe 6 persona për minoritetet.
Kur nuk plotësohet kuota e përcaktuar për gjininë më pak të përfaqësuar dhe minoritetet, do të merren në rend zbritës aplikantët, të cilët përfaqësojnë po këto kategori, por që duhet të kenë arritur minimumin e pikëve për tu shpallur fitues.
Strukturat e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorive Vendore të Policisë do t’u japin të gjithë aplikantëve formularin e aplikimit, informacionin e nevojshëm për proçedurat, kërkesat dhe çdo lloj testimi e verifikimi, si dhe për ushtrimin e të drejtës së apelimit.

Pin It