Meta bën thirrje për konsensus

Meta-Vlahutin.

Gjatë një takimi me Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, kryeparlamentari Meta ka theksuar se realizimi me sukses i reformës  është një kontribut madhor për hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Meta theksoi se është përgjegjësi e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, e të gjitha forcave politike, që në këtë frymë të ndërveprojnë dhe ndërtojnë konsensusin e domosdoshëm përmes gjithëpërfshirjes, me synimin e vetëm kurorëzimin me sukses të saj, në funksion të interesit më të lartë publik, rritjes së besimit te drejtësia dhe institucionet publike, si dhe luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të ekspertëve të EURALIUS-it, OPDAT-it dhe shqiptarë për kontributin dhe ecurinë e deritanishme të këtij proçesi dhe theksoi se fryma e rekomandimeve të Komisionit të Venecias në vlerësimet e Raportit të Ndërmjetëm duhet të mbizotërojë dhe udhëheqë palët deri në përmbylljen e suksesshme të këtij proçesi madhor dhe historik.

Pin It