Basha mbledh ekspertët demokratë, “I përmbahemi Venecias”

Lulzim-Basha-Edi-Paloka

Kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur në zyrën e tij ekspertët e opozitës dhe anëtarët demokratë të këtij komisioni, një ditë para mbledhjes së  komisionit të posacëm të reformës në drejtësi  për të shqyrtuar draftin e ekspertëve të maxhorancës.

Në takim është diskutuar për qëndrimin e opozitës që do të mbajë në këtë tryezë politike tashmë. Ashtu siç është shprehur edhe në deklarata publike, kryetari Basha apo edhe ekspertë të PD-së për drejtësinë, opozita mbetet e vendosur për t’i qëndruar të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në këtë sistem.

Një ditë më parë ekspertët e PD thanë se drafti i PS-së shmang rekomandimet e Komisionit të Venecias në 11 çështje, ndërsa përmes këtij drafti maxhoranca kap të pakëtn 8 institucione, në të cilat emërohen nga kuvendi 30 funksionarë të lartë të drejtësisë.

Por ndërkaq drafti i propozuar nga ministria e Drejtësisë e në mënyrë specifike formula për emërimin e gjyqtarëve duket se është e mirëpritur nga demokratët dhe shihet si opsion për t’u bërë pjesë e draftit.

Pin It