Qeveria në ndihmë të bizneseve që gjenden në vështirësi

banner_notes-on-tirana

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë publike rastet kur çdo biznes që gjendet në vështirësi mund të aplikojë për ndihmë nga qeveria dhe kushtet që duhet të plotësojnë për të marrë ndihmë për shpëtim, apo ristrukturim.

Ndihma për ristrukturim është një mbështetje financiare, që jepet për ristrukturimin e veprimtarisë së një ndërmarrjeje dhe sigurimin, brenda një periudhe të arsyeshme, të rentabilitetit afatgjatë të saj. Në mënyrë që ndihma për ristrukturim të miratohet, duhet që dhënësi të paraqesë një plan rentabël ristrukturimi, vlera dhe intensiteti i ndihmës të kufizohet deri në kostot e nevojshme dhe përfituesi duhet të mbulojë pjesën më të madhe të kostos me burimet e veta.

Ndihma shtetërore është avantazh i çfaredo lloj forme që i jepet në mënyrë selektive ndërmarrjeve nga të gjitha organet dhe institucionet e administratës shtetërore. Kjo do të thotë se, subvencionet që akordohen për individë apo masat e përgjithshme që ofrohen për të gjitha ndërmarrjet nuk përbëjnë ndihmë shtetërore (si p.sh. taksimi i përgjithshëm apo legjislacioni i punësimit).

Një mbështetje shtetërore është ndihmë shtetërore, atëherë kur: shteti ofron burime shtetërore në forma të ndryshme (p.sh. grante, lehtësi tatimore, garanci shtetërore, aktive të prekshme/paprekshme të organeve dhe institucioneve të administratës shtetërore, mallra dhe shërbime në kushte të favorshme, etj); i jep avantazh një ndërmarrje në mënyrë selektive (një ndërmarrje apo sektori të veçantë të industrisë, ose ndërmarrje të vendosura në zona të caktuara);
konkurrenca është shtrembëruar ose mund të shtrembërohet;ka shumë të ngjarë të ndikojë në tregtinë midis vendeve.

Ekzistojnë disa raste kur ndërhyrja e organeve dhe institucioneve të administratës shtetërore është e nevojshme për zhvillimin ekonomik të vendit. Për këtë arsye legjislacioni ka parashikuar lejimin e ndihmës shtetërore.

 

Pin It