Nis dezinfektimi i zonave të përmbytura

21

Shefi i Departamentit të Mjedisit në ISHP, Arben Luzati, thotë së nga përmbytjet ka patur probleme edhe rrjeti Ujësjellës, por situata është vënë në kontroll. Në zonat ku ka patur përmbytje do të nisë dezinfektimi nga autoritetet shëndetësore. 

Autoritetet shëndetësore do të nisin dezinfektimin në zonat ku ka patur përmbytje, në Tiranë, në Durrës, Shijak dhe në Çermë të Lushnjes.

Kjo nismë vjen pas konstatimit nga ekspertët e ISHP se në këto zona ka burime potenciale infeksioni për shkak të dëmtimit të rrjetit Ujësjellësit dhe ngordhja e bagëtive.

Shefi i Departamentit të Mjedisit në ISHP, Arben Luzati, thotë se problematika më të mëdha janë ndeshur në sistemin e Ujësjellësit.

Duke iu referuar situatës së përmbytjeve në të gjithë botën, sipas OBSH-së nëse 2/3 e personave humbin jetën nga vërshimi i ujit në rrugë apo në banesa, 1/3 vdesin për shkak të infeksioneve nga kontakti me ujin e ndotur, pas përmbytjeve.

Pin It