La Liga përkrahje për Realin dhe Atleticon

vllkyt6a3q3td244m.7cc09e3c

La Liga ka shprehur përkrahjen ndaj Real Madridit dhe Atletico Madridit pasi klubet u goditën nga FIFA me ndalim të transferimeve.

Reali dhe Atletico nuk do të mund të blejnë lojtarë në dy merkatot e ardhshme, teksa ky vendim ka goditur fuqishëm ambiciet e këtyre dy klubeve për trofe.

Por, La Liga beson se dënimet nuk janë të faktuara.

“Pas dënimeve të komitetit disiplinor të FIFA-s ndaj Realit dhe Atleticos si rezultat i thyerjes së rregullave, La Liga dëshiron të shprehë përkrahjen ndaj klubeve”.

“La Liga beson se dënimi është jo proporcional dhe jashtë secilit nivel të arsyeshmërisë, bazuar në sjelljen e tyre”, theksoi La Liga në një komunikatë.

Reali dhe Atletico kanë vendosur që t’i apelojnë dënimet.

Pin It