Real Madrid reagon ashpër ndaj FIFA-s

realg

Gjiganti spanjoll, Real Madrid ka shpërthyer në reagimin e tyre ndaj FIFA-së.

Pas dënimit për kryerjen e transferimeve që iu bë Realit dhe Atletico Madrid, ka qenë drejtori i përgjithshëm i ‘Los Blancos’, Jose Angel Sanchez që ka reaguar.

Sanchez e ka kundërshtuar vendimin e FIFA-s, duke thënë se Real Madridi është klub që gjithmonë ka respektuar rregullat.

“Argumenti i FIFA-s nuk është i vërtetë. Real Madridi gjithmonë i ka respektuar rregullat e FIFA-s”.

“Ne jemi një klub me vlera që nuk i shkelim ligjet. Do ta kundërshtojmë deri në fund këtë vendim të padrejtë”, deklaroi Sanchez.

Pin It