Rritet niveli i polenave, ja çfarë masash duhet të merrni

Personat alergjikë duhet të tregojnë kujdes ketë javë,  pasi polenat do shënojnë një nivel të lartë sezonal.

Shërbimi për klimën dhe kohën ka paralajmëruar për një numër të lartë të tyre në Anglinë jugore dhe disa pjesë të Uellsit.

Kushtet më të mira për të jetuar gjatë kësaj kohe janë në Skoci dhe në Irlandën e Veriut, por thuhet se do të përkeqësohen në javët në vazhdim.

Kjo gjë po shkaktohet nga moti dhe sezoni pranveror. Shërbimi “Met Office” shton se këto rezultate do të rriten akoma më shumë gjatë verës.

Personat alergjikë që vuajnë nga polenat sugjerohen të mbajnë syze dielli, të mbajnë dritaret e mbyllura, të ndërrojnë rrobat shpesh dhe të bëjnë dush vazhdimisht.

Pin It