Risi: Google Maps ju vjen në ndihmë për të parkuar makinën

google_1485221413-2658816

TechSot ju njofton për updatimin më të ri të Google Maps, versionin Beta. Tani do te mundësohet që të jepen drejtime mbi vendet më të mira për të parkuar.

Kjo veçori e re e kapur së pari nga Android Police, u përfshi në versionin e fundit beta të Maps v9.44.0, e cila është e disponueshme ndërmjet shkarkimit APK Mirror për pajisjet që kanë Android 4.3 dhe sipër.

Kur ju kërkoni udhëzime drejtimi do të përfshihet edhe disponueshmëria e parkingut sëbashku me kohën standarde dhe distancën e matur.

TechSot thotë se ikona e vogël “P” ju paraqet mundësitë që keni për të gjetur një vend të lirë në atë moment. Probabiliteti vlerësohet në shkalle: E lehtë, Mesatare dhe e limituar.

google-1_1485221384-9257277

Pin It