“Qyteti i ngjyrave” pret fëmijët në teatër. Mos i humbisni ngjyrat, janë në TKEKS

web
“Qyteti i ngjyrave” do të jetë shfaqja premiere per femijë këtë fundjavë në TKEKS. “Qyteti i ngjyrave” është nje shfaqe nga ato të veçantat që ka menduar një mënyrë të bukur përfshirje për fëmijët, të gjithë përfshihen  me personazhet.

Ishte një kohë kur të gjitha ngjyrat jetonin në harmoni. Të gjitha punonin, kërcenin dhe këndonin për të sjellë një festë të  madhe ngjyrash, e cila organizohej gjithmonë në mënyrën më të bukur. Në momentin kur secila nga ngjyrat do t’iu uronte banorëve për një vit sa më të mirë, vjen, si pa u ndjerë, egoja e zezë. Ajo iu pëshpërin në vesh dhe kështu mendimi i saj i keq depërton në mendjen e tyre. Që nga ai moment ngjyrat ndahen dhe secila ndërton qytetin e vet. Një vajzë e vogël e quajtur Blum nuk është e përfshirë nga egoja e keqe. Por a do t’ia dalë të risjëllë harmoninë në qytetin e ngjyrave?

Një shfaqje tejet argëtuese ku fëmijët do të magjepsen nga fantasia e ndërtimit të shfaqjes ku projeksioni, muzika ,kostumet dhe personazhet e krijuar plot ngjyra sjellin një magji të vërtetë në skenë. Premiera në datat 28 dhe 29 Janar ora 10:30 për të vijuar çdo të shtunë në të njëjtën orë. Teksti  & Regjia : Nelson Mulla. Video-animacion : Renato Aliçkolli. Kostumet:  Sofi kara. Kompozimi muzikor: Edmond Rrapi. Koreografia: Almenda Hoxha. Aktorë: Françeska Hysi, Dajana Nenaj, Shejla Domi, Elidon Alika, Erlin Visha, Aleksandër Mitrollari.

Pin It